Faturat e koncesioneve, Gerti Dajçi: Rama me eufori të admirueshme për projekte të parealizueshme
Në një intervistë për Euronews Albania, dekani i Tirana Business University, Gerti Dajçi, foli rreth impaktit ekonomik të koncesioneve, faturat e të cilave i konsideroi të pajustifikueshme.
Sipas tij 13 koncesionet dhe gjatë kontratat e Partneritetit Publik Privat, për situatën në të cilën ndodhet vendi ekonomikisht janë rrënim i ekonomisë shqiptare.
“E dëgjova kryeministrin dhe nuk jam dakord fare për të zhvilluar këto projekte (infrastruktura, aeroportet, portet detare) që për mendimin tim, duke parë dhe situatën që Shqipëria vitin e ardhshëm është në zgjedhjet elektorale, kjo për mua do të thoshte thjeshtë një premtim elektoral”,- u shpreh Dajçi.
Sipas tij euforia e Ramës për këto projekte që i duken të parealizueshme është për tu admiruar por nuk e sheh më tepër se thjesht premtim elektoral infrastrukturën për të cilën Shqipëria ka nevojë por sipas tij nuk është momenti i duhur.
Gerti Dajçi u shpreh se është i mendimit se buxheti i propozuar për vitin 2021 duhet të shihet me “këmbë në tokë” dhe do të rishqyrtohet sepse konkretisht, siç tha dhe dekani i Tirana Business University, është një projekt buxhet i parealizueshëm me shifra joreale dhe shuma të cilat qeveria nuk i disponon.
Taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë afro 14 miliardë lekë për kontratat e Partneritetit Publik-Privat gjatë vitit të ardhshëm, ose dyfishin e pagesave të derdhurave gjatë këtij viti.
Bëhet fjalë për detyrimet që qeveria dhe bashkia e Tiranës do të derdhin për llogari të 13 kontratave aktive koncesionare, ku pjesa më e madhe e fondeve do të shkojë për ndërtimit e rrugës së Arbrit, afro 4.1 miliardë lekë.
Lexoni gjithashtu:
Shqiptarët do të paguajnë 14 miliardë lekë për koncesionet
Eksperti Zef Preçi jep alarmin për financat publike dhe PPP
Ministrja e Financave Anila Denaj prezanton projektligjin për buxhetin e vitit 2021
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta