Regjistrohen 159 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 1.245 testime të dyshuara për Covid-19, prej të cilave 159 kanë rezultuar pozitivë. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, i cili thotë se në orët e fundit nuk raportohet për asnjë viktimë.
Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot kanë humbur jetën nga coronavirus 657 pacientë, ku shumica prej tyre kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
“Numri total i rasteve pozitive është 17.422 raste nga 83.923 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 58 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.894 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.871”, njofton IKSHPK-ja.
Rastet pozitive në Kosovë:
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 34 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.
Autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm, të mbajnë maskë, të shmangin grumbullimet masive, me qëllimin kryesor, shkëputjen e zinxhirit të transmetimit të Covid-19.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës