Zi në botën e modës, stilisti i njohur ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare

4 Shkurt 2023 | 08:12

Bota e modës ndodhet në zi për shkak të vdekjes së Paco Rabanne. Stilisti i famshëm dhe krijuesi i parfumeve ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e tij në Portstall, në veri-perëndim të Francës.

Pak pas ndarjes së tij nga jeta, marka e Rabanne në profilin e saj në Twitter postoi një mesazh në formë homazhi, ku e cilësonte atë si një nga njerëzit më vizionar të modës së shekullit të njëzetë. “Trashëgimia e tij do të mbetet një burim konstant frymëzimi”, thotë postimi.

I biri i një republikani spanjoll i vrarë nga regjimi i Frankos, Francisco Rabaneda emigroi në Francë me familjen e tij kur ishte vetëm 5 vjeç.

Atje ai shkëlqeu si një projektues, duke fituar famë në vitet ’60 për stilimin e fustaneve me pjesë plastike dhe metalike.

Në fund të shekullit të kaluar, Rabanne shkaktoi polemika pasi deklaroi se Parisi do të përfshihej nga flakët në vitin 2000.

Pak kohë më vonë ai u tërhoq nga profesioni dhe ndoqi një jetë të thjeshtë, larg mediave.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026