Stilistja: Meshkujt shqiptarë duan t’i kenë gratë nën kontroll

13 Janar 2023 | 10:15

Stilistja Enxhi Valteri deklaroi në emisionin “Goodmornings Albanians” në Euronews se meshkujt shqiptar kanë mentalitetin që duan t’i kenë gratë e tyre nën kontroll.

Sipas saj për ta realizuar këtë gjë, meshkujt i hapin partnereve nga një biznes në mënyrë që ajo të mos punojë në administratë apo ndonjë institucion tjetër.

Kjo gjë sipas Valterit ndodh për shkak të mentalitetit të inferioritetit që mbizotëron te meshkujt jo vetëm në Shqipëri por dhe në Ballkan.

“Unë mendoj se është një metalitet nga brezat e mëparshëm dhe ka reflektuar edhe pak te brezi im. Meshkujt shqiptar kanë pak atë klasiken që femrën ta mbajnë në atë materialmen, nuk e mbajë në shtëpi përpiqen të bëjnë pak modern, përpiqen t’i hapin një biznes në mënyrë që të mos punojë në administratë. Ndërkohë që ajo nuk e ka idenë se si hapet apo menaxhohet biznesi. Të gjitha këto janë pasoja të mentalitetit që femrën duan ta kenë nën kontroll. Është çështje mentaliteti, është inferiopriteti ballkanas që e bën këtë gjë”, tha Valteri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026