Profesor Shkurtaj: Kënga e Elsa Lilës kishte fjalë por jo përmbajtje
Profesor Gjovalin Shkurtaj, si një ndër njohësit më të mirë të gjuhësisë është i shqetësuar sa herë që gjuha keqpërdoret apo transformohet në tekstet muzikore.
Sidomos kur flasim për muzikën moderne vihet re që tekstet janë shumë të varfra në fjalor, kanë përsëritje, shumë fjalë të huaja duke humbur kështu tërësisht origjinalitetin.
Shkurtaj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se kënga e Elsa Lilës në “Eurosong” kishte fjalët, por jo përmbajtje.
“Unë për hir të së vërtetës, kuptova fjalë, por nuk kuptova përmbajtje. Unë besoj se nuk jam i prapambetur, jam i vjetër, kurrë nuk dëshiroj të jem i vjetruar dhe ajo që më mban gjallë është se ju më ftoni këtu për të thënë ndonjë gjë si një burrë i vjetër që iu vlen të rinjve,” – sqaroi ai.
Profesori u shpreh se në një kohë kur ndikimi i gjuhëve të huaja sa vjen e rritet, të paktën nëpër këngë nuk duhet të mungojë gjuha shqipe.
Në librin e tij studimor me titull “Kënga si mjet për ruajtjen e shqipes në shekuj” ai ka marrë në analizë dy këngëtarë, Rozana Radi dhe Alban Skënderaj, ku ka analizuar tekstet e këngëve të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve