Udhëheqësit botërorë shprehin ngushëllimet e i ofrojnë ndihmë Turqisë pas tërmetit
Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje kanë shkuar për Turqinë e cila u tronditi mëngjesin e ditës së sotme nga tërmeti 7.8 ballë që la të vdekur mbi 500 persona, ndërsa mbetën të plagosur qindra të tjerë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu ngushëllimet e tij për viktimat në Twitter dhe ofroi ndihmë.
“Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë,” tha Zelensky.
Po ashtu kryeministri indian Narendra Modi tha se ishte “i shqetësuar nga humbja e jetëve dhe dëmtimi i pronës” nga tërmeti.
“India qëndron në solidaritet me popullin e Turqisë dhe është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e mundshme për të përballuar këtë tragjedi,” tha ai.
Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif u dërgoi ngushëllimet e tij njerëzve si në Turqi ashtu edhe në Siri në një sërë postimesh në rrjetet sociale.
Presidenti i Izraelit Isaac Herzog ofroi mbështetjen për Turqinë ndërsa shprehu ngushëllimet për jetët e humbura.
“Shteti i Izraelit është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme. Zemrat tona janë me familjet e pikëlluara dhe popullin turk në këtë moment të dhimbshëm.”- nënvizoi ai.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan , tha se Shtetet e Bashkuara ishin “thellësisht të shqetësuara” për shkatërrimin në Siri dhe Turqi.
“Kam qenë në kontakt me zyrtarët turq për të thënë se ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo dhe të gjithë ndihmën e nevojshme. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Turqinë”, shkroi Sullivan në Twitter.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tërmeti më i fortë në shekullin e fundit, shkon mbi 500 numri i viktimave në Turqi
- Tërmeti 7.7 ballë godet Turqinë, humbin jetën mbi 170 persona
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:24 Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
- 22:21 Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
- 22:20 Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:09 Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
- 22:00 Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
- 21:14 I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan