BE-ja aktivizon ndihmën emergjente për Turqinë
Komisioni Evropian ka njoftuar se me kërkesë të Turqisë, pas tërmetit të rëndë që ka goditur vendin, ka aktivizuar mekanizmat emergjentë të unionit për mbrojtje civile.
Një tërmet prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë. Nga tërmetet e fuqishme në Turqi janë vrarë mbi 900 persona, ndërsa në Siri rreth 800.
Komisionari evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenareçiq, tha përmes një deklarate se Bashkimi Evropian ka angazhuar menjëherë ekipet për kërkim dhe gjetjen e personave që mund të jenë nën gërmadhat e ndërtesave të rrënuara.
Sipas njoftimit, dhjetë ekipe për “kërkim urban” janë mobilizuar menjëherë në Bullgari, Kroaci, Çeki, Francë, Greqi, Hungari, Maltë, Honaldë, Poloni dhe Rumani për tu dalë në ndihmë shërbimeve Turke në kërkim të personave që kanë pësuar nga tërmeti. Ndërsa Italia, Spanja dhe Sllovakia i kanë vënë në dispozicion ekipet e tyre për Turqinë.
Qendra koordinuese e BE-së për reagime emergjente ka vendosur kontakte me autoritetet e Turqisë, dhe thuhet se sipas nevojës do t’i koordinojnë veprimet.
Edhe sistemi satelitor i BE-së, Copernicus, është aktivizuar dhe po ndihmon në identifikimin e pozicioneve të goditura.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve