Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen

27 Korrik 2026 | 10:50

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, foli nga Parlamenti për marrëveshjen e huasë Shqipëri-SHBA për financimin e mbrojtjes, ndërsa kritikoi mënyrën dhe procedurën e ndjekur nga mazhoranca për miratimin e saj.

Bardhi pretendoi se opozita nuk është vënë në dijeni të marrëveshjes me vlerë 302 milionë dollarë dhe se dokumenti nuk u është vënë në dispozicion deputetëve, pavarësisht detyrimeve që, sipas tij, burojnë nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.

“Marrëveshja është e mirëpritur, sepse Shqipërisë i duhen investime të tilla. Reagimi është i vonuar. Kushtetuta për ju është firma e Edi Ramës, për ne është kontrata që kemi lidhur me qytetarët shqiptarë. Folët për marrëveshje historike, keni pasur 14 vite kohë për të plotësuar buxhetin e sigurisë. Më pak se 2% është buxheti i mbrojtjes së Shqipërisë, në shkelje të angazhimit në NATO, ndërkohë që Rama mburret publikisht duke gënjyer. Qeveria po përpiqet të korrigjojë me nxitim dëmin që i shkakton besueshmërisë së Shqipërisë”, tha Bardhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar

Tre grupet parlamentare të opozitës, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe Aleanca për Ndryshim, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thonë se janë...
12:47 | 27/07/2026

Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)

Një zbulim me vlera për trashëgiminë kulturore është bërë në fshatin Rromës, në Bashkinë e Selenicës, ku gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji...
12:00 | 27/07/2026

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026