Duka takon kryeministrin, kreu i FSHF-së: Rama do zgjedhë propozimin e Ligës Profesioniste
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë pasur një takim mesditën e së premtes, ku kanë diskutuar për situatën e krijuar në vend, pas vendimit të bojkotit të kampionatit kombëtar të futbollit.
Numri një i FSHF-së ka deklaruar se ka marrë premtimin që situata do të zgjidhet e aktiviteti do të rikthehet shumë shpejt.
“Në një tavolinë që liga ka pasur me ministrinë e financave është premtuar se dy portretizimet do shkojnë në qeveri. Kam pasur një takim me kryeministrin dhe më ka premtuar që do të marrë në konsideratë propozimin tonë”, tha kreu i FSHF.
Duka veçoi se vendimi për fundin e bojkotit do të merret pasi qeveria te shqyrtoje draftet qe ka ne tavoline. Presidenti i FSHF-se shtoi se nuk ishte diçka pozitive që gjërat shkuan deri në pikën që të merrej vendimi për bojkot te kampionatit.
“Jam i mendimit që një orë e më parë të luhet dhe nuk duhej të ishte ndërprerë kampionati pa arritur në radikalizëm. Uroj që kjo të ndodhë të paktën me ndonjë ndryshim apo ndonjë premtim të dyshimit legjislativ”, u shpreh Duka.
Prej më shumë se një muaji e gjysmë, sezoni futbollistik në të gjitha nivelet nuk është zhvilluar, por gjasat janë që kjo të jetë fundjava e fundit pa aktivitet.
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera