Neglizhenca e mjekut vret, protestë për dy gratë që humbën jetën pas lindjes
Para maternitetit “Koço Gliozheni” disa aktivistë të shoqërisë civile zhvilluan një aksion simbolik për humbjen e jetës së dy grave pas lindjeve.
Manekini i një gruaje shtatzënë të lidhur me një kordon kartmonedhash ka qenë simbolika e vendosur përballë maternitetit.
Aktivistët fajësojnë personelin shëndetësore për fatalitetet.
“Duan lekë ata qenër, është jo vetëm pretendimi i familjarëve të të ndjerës, po edhe situata ku shumë shpesh gjendet secili që vjen nga komunitete të varfra, të përjashtuara në shoqëri dhe përballet me dyert e spitaleve. Brishtësia shëndetësore, sociale, kulturore, ekonomike përballet me burokratizimin e ngurtë, me punonjësin diskriminues, përçmues, shfrytëzues,” – u shpreh aktivistja e shoqërisë civile, Sidorela Vatnikaj.
Ata kërkuan rishikim të Kodit Penal për stafin mjekësor që abuzon me detyrën.
“Pas ndryshimeve të Kodit Penal në vitin 2019 , neni 96 për mjekim të pakujdesshëm, dënimi është ulur nga gjobë deri në 5 vite burg, në gjobë deri në 2 vite burg, një dënim i pamjaftueshëm dhe qesharak,” – u shpreh aktivistja.
Në mbyllje të këtij aksioni, aktivistët ngjitën pankarta në ambientet e jashtme të maternitetit “Koço Gliozheni” si thirrje drejtuar mjekëve që të tregohen më të kujdesshëm dhe jo neglizhent mbi shëndetin e pacientëve të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit