Strehimi i Gruevskit, Novak: Këto çështje i takojnë gjyqësorit
Hungaria nuk përgjigjet lidhur me azilin e dhënë ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në vitin 2018 edhe pse ai është në listën e zezë amerikane dhe është dënuar me mbi 20 vite burg në Maqedoninë e Veriut.
Presidentja hungareze Katalin Novak ishte këtë të hënë në Shkup, teksa tha se vendim i takon sistemit gjyqësor hungarez që është tërësisht i pavarur në vendime.
“Në lidhje me rastin Gruevski, dua të them se është në juridiksionin e gjyqësorit tonë, I cili vepron I pavarur në vendime. Jam shumë e lumtur që gjatë vizitës sime u binda se bashkëpunimi ynë i ndërsjellë po ndërtohet dhe zhvillohet me sukses,” – u shpreh Novak.
Presidentja hungareze shprehu mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa homologu maqedonas falënderoi këtë shtet për mbështetjen në çdo moment të vështirë.
“Kjo vizitë është domethënëse për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Hungaria është një nga anëtarët më të zëshëm dhe më aktivë të BE në mbështetjen e procesit të zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një vend që luajti një rol të rëndësishëm në vendimin për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut,” – tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Dy shtetet do të intensifikojnë më shumë bashkëpunimin edhe në sferën e emigracionit ilegal pasi Maqedonia e Veriut është pjesë e rrugës që çon emigrantët drejt kufijve hungarezë.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura