Shqiptarët në qeverinë e RMV, Arben Taravari kërkon Ministrinë e Shëndetësisë

31 Janar 2023 | 20:17

Partia e Aleancës për Shqiptarët do të jetë pjesë e qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Kryetari Arben Taravari tha se ka interes për të marrë ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa për postet e tjera do të merre vesh me kryeministrin Dimitar Kovaçevski gjatë ditëve në vazhdim.

“Aspak nuk kemi diskutuar për çështjet kadrovike, por shpresoj se gjatë ditëve të ardhshme do ta hapim edhe temën e çështjeve kadrovike. Më së shumti kemi folur për programin e partisë sonë dhe Qeverisë dhe për çështje të cilat duhet t’i qojmë bashkë në periudhën që vijon deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie. Bëhet fjalë për integrimet evropiane, ligje për luftën kundër korrupsionit, ligji për qeveri dhe ligje të tjera”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Burimet thonë se kjo parti do të marrë edhe drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë nga LSDM-ja, dhe Arsimin nga BDI-ja, e nëse kjo realizohet, shqiptarët do të kenë 10 ministri, ndërsa LSDM-ja maqedonase, 12.

Varësisht se si do të zhvillohen negociatat e kryeministrit Dimitar Kovaçevski me partitë shqiptare gjatë periudhës në vazhdim, mund të kemi shumicë të ministrave shqiptar në këtë Qeveri, deri në zgjedhjet e ardhshme”.

Aktualisht pushteti ka 61 deputetë, ndërsa i nevojiten të paktën 81 vota për të votuar ndryshimet kushtetuese dhe ligje të tjera të rëndësishme. Por, për shkak të përçarjeve në BDI ka tendencë që partisë më të madhe shqiptare ti shkëputen tre deri në pesë deputetë duke e dobësuar kështu edhe më shumë pushtetin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026