Borisov: Ka përpjekje për kthimin e RMV nën ndikimin e Rusisë

29 Janar 2023 | 08:03

Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të shtunën në Sofje se struktura të caktuara po përpiqen ta kthejnë Maqedoninë e Veriut nën ndikimin e Rusisë.

Ai nuk saktësoi se kush janë ato struktura, por pretendimet e tilla i ndërlidhi me incidentin e 16 janarit në Ohër Maqedoninë e Veriut, ku u sulmua fizikisht një pjesëtar i një klubi bullgar në këtë qytet.

“Një akt i tillë si rrahja e një bullgari e vendos publikun plotësisht në anën e të rrahurit dhe mund të na çojë në një drejtim tjetër që është plotësisht në favor të Putinit dhe planeve të tij gjeostrategjike për Ballkanin”.

“Këtu shoh një përpjekje për ta kthyer Maqedoninë e Veriut nën ndikimin rus, qëllimisht, dhe kjo po bëhet shumë aktive. Në asnjë rrethanë nuk duhet të mashtroheni. Gjëja më e mirë për Bullgarinë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha Borisov në një konferencë për media të partisë BERG.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026