Frikë për destabilizim më 4 shkurt, ekspertët ngrenë alarmin në RMV

27 Janar 2023 | 12:30

Paralajmërimet e Këshillit të Sigurisë së Maqedonisë së Veriut për tensione të mundshme më 4 shkurt dhe thirrjet e presidentit Stevo Pendarovski për ndalesë të hyrjes në kufi të disa bullgarëve që kanë deklarata irredentiste për shtetin fqinjë, kanë shkaktuar frikë, debat dhe analiza të shumta në RMV.  Ekspertët e sigurisë druajnë se më 4 shkurt kur pritet të festohet ditëlindja e revolucionarit maqedono-bullgar Goce Dellçev, struktura të ndryshme sekrete që janë të motivuara nga shërbimet ruse, do ti fryjnë zjarrit dhe do të përplasin dy popujt.

“Vendimi i presidentit për të ndaluar hyrjen e personave me rrezikshmëri të lartë do të ishte një qëndrim i drejtë dhe prevenues… 02:34 – Maqedonia aktualisht është shumë e interesuar dhe e detyruar që të ketë raporte të mira me Bullgarinë, dhe këtë situatë shërbimet ruse janë shumë të interesuara për ta minuar këtë proces, ndërsa pasojat mund të jenë jashtëzakonisht të larta nëse shteti nuk ndërhyn dhe të prevenojë”, tha Bashkim Selmani, ekspert i sigurisë.

Profesori Zllate Dimovski thotë se pesha që ju dha rastit të rrahjes së sekretarit të klubit bullgar është provokim klasik i cili nuk do të jetë i fundit.

“Kemi ardhur në një situatë kur për një qytetar që nuk ka asnjë funksion të veçantë në shtet, është sekretar i një organizate të vijë aeroplani ta marrë për mjekim sikur kushedi çfarë ka ndodhur. Ky është një provokim klasik…Vërtetë nuk e kam më të qartë se si duhet të sillemi më kur të shohim makinë me targa bullgare apo qytetar bullgar gjatë periudhës së ardhshme. T’ju flasim apo mos ju flasim fare që të mos i provokojmë sepse edhe po të mos jemi fajtorë ne gjithmonë duhet të lëshojmë pe. Këtë nuk mund ta kuptoj”, tha Dimovski.

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se edhe struktura brenda Maqedonisë së Veriut që janë të lidhura me struktura ruse, mund ta keqpërdorin zemërimin e të dy palëve dhe të nxisin përplasje mes dy popujve.  Propozohet që të bëhet identifikim i përpiktë I strukturave dhe individëve të dyshimtë dhe ndalimi i tyre që të marrin pjesë në festimin e ditëlidjes së Goce Dellçevit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026