Shkupi, kryeqyteti i RMV në mëshirën e industrive që ndotin ajrin

27 Janar 2023 | 14:48

Nga lugina e Shkupit mund të shihet kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut. Në dimër, ai është shpesh herë në listën e qyteteve më të ndotura të Evropës. Këtë vit, ai renditej mes 10 vendeve të para për cilësinë e keqe të ajrit.

Gorjan Jovanovski është aktivist dhe krijues i aplikacionit “Ajri Im”, që, duke parë problemin e ndotjes, është kthyer në aplikacionin më popullor të telefonave celularë në qytet.

Popullariteti i tij i ka mundësuar të bëhet një anëtar i Këshillit Bashkiak, ku ai punon në mënyrë aktive për të përmirësuar situatën.

“Shkupi ndodhet në një luginë, ne jemi një qytet-luginë, të rrethuar nga malet, që do të thotë se nuk qarkullon shumë ajër. Sidomos gjatë dimrit, kur kemi përmbysjen e temperaturave, është e pamundur që ndotja që gjenerohet nga industritë, nga shtëpitë dhe automjetet të largohet nga kjo luginë. Situata sa vjen e bëhet më keq, derisa të bjerë shi ose derisa të fryjë era për të pastruar ambientin”- tha Gorjan Jovanovski, aktivist.

Shkupi, me rreth 700 mijë banorë, është një qytet industrial me shumë fabrika të ndërtuara gjatë sistemit komunist, kur standardet mjedisore nuk merreshin në konsideratë. Sot, komplekset industriale veprojnë pa kontrollet e nevojshme për të respektuar standardet.

“Po mbyllen sytë përballë industrive. Pjesa dërrmuese e tyre është e parregulluar dhe e pamonitoruar. Shumë pak kanë sistem monitorimi 24 orë në 24. Edhe ata që i kanë, kanë shumë boshllëqe, nuk kontrollohen rregullisht. Pra, kemi një industri tërësisht të pakontrolluar”- shtoi ai.

Komisioni Evropian po monitoron nivelet e ndotjes në Shkup dhe në raporte të shumta ka vënë në dukje dështimin në implementimin e ligjeve për përmbushjen e objektivave të Agjendës së Gjelbër.

“Ne kemi ligje që nuk zbatohen. Kemi ligje që janë të pamjaftueshme e që duhen ndryshuar dhe të bëhen më të mira. Ka një problem sistematik me zyrtarët që nuk bëjnë detyrat e tyre dhe që rrjedhimisht nuk zbatojnë ligjet dhe nuk përpiqen t’i bëjnë ato më të mira”- nënvizoi Jovanovski.

“Partitë politike nga e majta dhe e djathta, që kanë qenë në pushtet në dekadat e fundit, kanë dështuar të zgjidhin problemin. Shpresa e vetme e qytetarëve është që negociatat e anëtarësimit në BE të shtyjnë liderët e tyre të veprojnë”.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka provuar të distancohet të mërkurën nga retorika fashiste e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke...
20:38 | 15/07/2026