Zgjerohet qeveria në RMV, koalicion i gjerë në pritje të zgjedhjeve të parakohshme
Sot pritet të fillojnë bisedimet mes qeverisë së kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ekipit negociues të Aleancës për Shqiptarët për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në qeveri.
Të dy palët janë shprehur se fillimisht në këto bisedime do të duhet të merren vesh për programin qeverisës ndërsa në fund të flasin edhe për ndarjen e posteve. Përveç kryetarit Taravarit, në ekipin negociues të ASH-së është edhe ish-kryetari Ziadin Sela.
Ndërkaq, nga LSDM-ja nuk japin detaje se kush do të përfaqësojë qeverinë në këto takime, por thonë se vendit i nevojitet një shumicë me të gjitha partitë politike që janë për anëtarësimin e vendit në BE.
Nga ana tjetër Aleksandar Nikolovski nga partia opozitare VMRO-DPMNE akuzoi Taravarin se mund të jetë i shantazhuar prandaj po detyrohet të përfshihet në qeveri.
I menjëhershme ishte reagimi nga Aleanca për Shqiptarët, të cilët mes tjerash i bëjnë thirrje opozitës maqedonase të reflektojë pasi siç thonë, lider i tyre vijon të jetë azilanti Nikola Gruevski.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën