Tensionet RMV-Bullgari | Shkupi s’e tërheq ambasadorin në Sofje, BE apel për qetësi

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut do ta presë Bullgarinë që të reflektojë dhe nuk do të marrë vendim reciprok për tërheqjen e ambasadorit të saj në Sofje.

Gjatë pyetjeve të deputetëve në Parlament, ministri i jashtëm i RMV, Bujar Osmani tha se Bullgaria ra pre e provokimeve. Osmani bëri thirrje për vendime të arsyeshme dhe të kujdesshme.

“Aktivitetet e fundit të Sofjes nuk janë në përputhje me praktikën e rënë dakord për përmirësimin e marrëdhënieve, por janë nënshkrim ndaj provokimeve. Thirrja e ambasadorit në vendlindje mund të jetë praktikë e zakonshme, por MPJ shpreh keqardhje për një hap të tillë, të cilin e konsiderojmë të pabazuar, të pambështetur me argumente të vlefshme dhe joproporcional”, u shpreh Osmani.

- Advertisement -

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u shpreh se në RMV nuk ekziston “histeri antibullgare” ndërsa ka siguruar qytetarët se policia maqedonase nuk do të lejojë eskalimin e situatës në festimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit.

“Në Maqedoninë e Veriut nuk ka urrejtje dhe histeri antibullgare siç dëshiron të paraqesë dikush. Ka persona përgjegjës për incidentet e fundit dhe të gjitha të tjerat. Këto janë akte individësh dhe nuk mund të fajësohet i gjithë shteti dhe kombi për veprimet e disa individëve. Maqedonia e Veriut i ndërmerr të gjitha veprimet në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe procedurat në ministritë dhe organet kompetente dhe vazhdon të jetë partner konstruktiv në rajon dhe në BE”, theksoi Kovaçevski.

Ndërkohë ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup i ka bërë thirrje Parlamentit Evropian dhe Ministrisë së Jashtme Bullgare që të distancohen nga deklaratat e eurodeputetit Angell Xhambaski i cili shfaqi pretendime territoriale për Maqedoninë e Veriut dhe kërcënoi me atentat presidentin maqedonas Stevo Pendarovski.

“Këto deklarata nuk pasqyrojnë vlerat mbi të cilat mbështetet Bashkimi Evropian. Është e papranueshme që një personazh publik të bëjë deklarata të tilla për këdo, aq më pak për presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të një shteti sovran”, nënvizoi ambasadori i BE-së në RMV, Dejvid Gir.

Tensionet mes RMV-së dhe Bullgarisë kanë kulminuar në muajt e fundit me hapjen e disa klubeve bullgare në RMV të cilat u demoluan dhe dogjën për shkak të emrave provokues të personaliteteve bullgare që kanë luftuar për bashkimin e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Ndërsa pika e fundit ishte rrahja e sekretarit të klubit bullgar në Ohër për shkak të përkatësisë bullgare. Bullgaria ka paralajmëruar se për shkak të ngjarjeve të fundit do ta bllokojë përsëri integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

LEXONI GJITHASHTU

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Situata e qetë në veri të Kosovës, KFOR-i heq disa tela me gjemba në Zveçan

Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë hequr një pjesë të telave me gjemba që i kishin vendosur ditë më parë, për...

“S’ka as vjedhje, as fshehje”, flet avokati i agjentes së postës: Do shkojmë në Apel

Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë arrest në burg për Alma Beqirin, të arrestuar për përvetësimin e 3 milion eurove nga bizneset online...

Noka denoncon me foto shkeljet zgjedhore në Kuvend: Operatorët falanga kriminale

Deputeti Flamur Noka, në fjalën e tij që ka mbajtur ditën e sotme në Kuvend ka denoncuar shkeljet që janë bërë në zgjedhjet lokale. Nëpërmjet...

TË FUNDIT

Situata e qetë në veri të Kosovës, KFOR-i heq disa tela me gjemba në Zveçan

Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë hequr një pjesë të telave me gjemba që i kishin vendosur ditë më parë, për...

“S’ka as vjedhje, as fshehje”, flet avokati i agjentes së postës: Do shkojmë në Apel

Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë arrest në burg për Alma Beqirin, të arrestuar për përvetësimin e 3 milion eurove nga bizneset online...

Noka denoncon me foto shkeljet zgjedhore në Kuvend: Operatorët falanga kriminale

Deputeti Flamur Noka, në fjalën e tij që ka mbajtur ditën e sotme në Kuvend ka denoncuar shkeljet që janë bërë në zgjedhjet lokale. Nëpërmjet...

Sarrazin zbulon çfarë i tha Kurtit në kulmin e tensioneve në Veri

I dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka zbuluar gjatë një interviste për mediat e huaja bisedën që ai pati...

Hasani: Ja pse në zgjedhjet e 2025-s opozita do të mposht Edi Ramën

Analisti Sidi Hasanaj, është shprehur i bindur se PD në vitin 2025 do ti fitojë zgjedhjet parlamentare duke mposhtur kështu Edi Ramën. Në një intervistë...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×