Bullgaria, veto ndaj RMV/ Në 4 shkurt mijëra bullgarë do të bëjnë homazhe në Shkup

26 Janar 2023 | 14:43

Bullgaria nuk heq dorë nga kërcënimet ndaj Maqedonisë së Veriut për veto të re në integrimin e saj ne BE. Sipas zyrtareve bullgarë, bllokimi i rrugës së Maqedonisë së Veriut në BE vjen për shkak të diskriminimit ndaj pakicës bullgare në këtë vend.

Deklaratat e zyrtarëve bullgarë, vijnë në kohën kur tensionet në Shkup janë rritur. Më 4 shkurt në Maqedoninë e veriut, për festimin e ditëlindjes së revolucionarit maqedono-bullgar Goce Dellçev, pritet të vijnë numër i madh bullgarësh që do të kryejnë homazhe. Në këtë aktivitete, pritet të ketë dhe grupe radikale.

Oliver Spasovski, ministër i brendshëm: “Prioriteti më i lartë i kësaj Qeverie është që të ruajë qetësinë dhe stabilitetin e shtetit. Por e dimë se gjithnjë do të ketë struktura radikale, të cilat për interesa të ndryshme dëshirojnë të destabilizojnë vendin. Por kurrë nuk lejojmë që të cenohet siguria e qytetarëve tanë”.

Ministri i jashtëm Bujar Osmani vlerëson se shpallja e personave që shfaqin pretendime territoriale dhe mohim të maqedonasve, si të padëshirueshëm për shtetin, do të ndalte rrethin e kërcënimeve dhe ofendimeve.

Bujar Osmani, ministër i jashtëm i RMV-së (maqedonisht): “Duhet vendosur një princip me të cilin kush ofendon në territor të Maqedonisë së Veriut, apo do të kontestojë ekzistencën e popullit maqedonas, apo do të shfaqë pretendime territoriale, që të njëjtën ditë duhet ti ndalohet hyrja e mëtejme në shtet. Ky princip duhet të jetë bazë për politikën tonë lidhur me këtë problem. Këtë duhet ta dinë të gjithë, pasi nëse e dinë do të jenë më të kujdesshëm dhe do ta ndërpresim këtë cikël”.

Eurodeputeti Angel XHAMBAZSKI ishte ai që shkaktoi më së shumti tensione në RMV për shkak të deklaratave të tij se Maqedonia është Bullgari, dhe se është një shpikje e liderit të ish Jugosllavisë – Tito. Por provokuese ishin edhe deklaratat e deputetit bullgar Kostadin Kostadinov, i cili nga Shkupi deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet ti aneksohet Bullgarisë sepse bëhet fjalë për një popull. Të tilla deklarata kanë bërë edhe disa zyrtarë bullgarë të cilët mohojnë gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski apeloi për qetësi nga të dyja palët ndërsa kujtoi se nuk do të ketë tolerancë për ata që shfaqin pretendime territorial për shtetin e tij. Bëri thirrje edhe që policia ti shfrytëzojë të gjitha mekanizmat për mbarëvajtjen e 4 shkurtit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026