Kurti pranoi planin franko-gjerman, Vuçiç për njohjen reciproke: Ëndërrojeni!

7 Shkurt 2023 | 16:38

Presioni diplomatik ndaj Serbisë dhe Kosovës për të arritur një marrëveshje vazhdon, por një tronditje në klasën politike në Beograd mund të prekë të gjithë procesin. I zhgënjyer nga debati në Parlament, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po mendon për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në të gjitha nivelet.

“Familja ime është këtu! Ajo do qëndrojë në Serbi! Sikurse dhe unë. Nuk kemi frikë nga askush sepse nuk kemi vjedhur asgjë. Jemi fajtorë vetëm sepse po mbrojmë Serbinë. Ne do ta mbrojmë Serbinë. Sa i përket njohjes reciproke, ëndërrojeni! Jetë të gjatë Serbisë”, tha Vuçiç.

I dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak vazhdoi misionin e tij në Prishtinë e Beograd dhe përsëriti se parakusht për një marrëveshje është që akordet e arritura, sidomos ajo për formimin e Shoqatës së Komunave Serbe nga 2013-a, të implementohen.

“Vizita ime sot në Prishtinë bëhet në kuadër të përpjekjeve diplomatike për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kjo është vizita ime e dhjetë që prej shtatorit dhe kemi diskutuar propozime dhe përgatitje për një takim konstruktiv të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç”, u shpreh Lajçak.

Disa hapa përpara janë bërë. Edhe pse nuk ishte në humorin e duhur për t’u folur gazetarëve, nga Prishtina erdhi lajmi se kryeministri Kurti ka pranuar planin franko-gjerman për zgjidhjen e krizës. Nëse është kështu, topi tani është në fushën e Serbisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026