Sizimiologu: Ligji i gjeofizikantit japonez përcakton kur do qetësohet Toka në Turqi
Carlo Doglioni, president i Institutit të Gjeologjisë dhe Vullkanologjisë në Itali tha në një intervistë për Euronews Albania se është e pamundur të matet sa mund të jetë fuqia e një tërmeti që mund të bjerë në Itali, Shqipëri apo Turqi.
Doglioni shpjegoi se është një ligj i hartuar nga një gjeofizikant japonez që mund të përllogarisë sa do të zgjasin pasgoditjet por kjo varet nga fuqia e goditjes fillestare.
“Është një ligj i hartuar nga një gjeofizikant japonez që llogarit se kur përfundojnë lëkundjet sizmike, ka një ligj që na lejon të llogarisim se sa do të zgjasin pasgoditjet. Por sa më i fortë tërmeti, aq më gjatë do vazhdojnë paslëkundjet”, tha sizmiologu.
Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 5000 viktima dhe mijëra të plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet