Ndërtesa të rëna, makina të shkatërruara e njerëz në lot. Pamje dramatike nga Turqia

8 Shkurt 2023 | 09:32

Pamje dramatike vijnë nga pasojat e tërmeit shkatërrimtar që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore.

Nga fotot e siguruara nga Euronews Albania shihen qartë dëmet e mëdha të shkaktuara nga lëkundjet e së hënës.

Njerëz në lot, të cilët rrinë në ambiente të jashtme nga frika e një tërmeti të ri ose nga shembja e banesave të tyre shihen në çdo rrugë.

Për të përballuar të ftohtin që ka kapur vendin ata mundohen të ndezin zjarr dhe të presin për lajme nga ekipet e kërkim shpëtimit për të afërmit e tyre që ndodhen nën rrënoja.

Makina të shkaktuara ndodhen kudo, të mbuluara nga blloqet e betonit.

Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 8700 viktima dhe mijëra të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026