Temperaturat në Korçë -14 °C, vështirësi në qarkullimin e automjeteve
Temperaturat e ulëta gjatë ditëve të fundit në qarkun e Korçës kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në zonat malore.
Shkak është bërë ulja deri në -14 gradë e temperaturave gjatë natës, duke sjellë në pjesën më të madhe të rrugëve malore prezencë të akullit, aq sa në shumë fshatra të thellë është tejet i vështirë edhe qarkullimi.
Nga ana e njësive administrative të këtyre zonave malore, po punohet për kriposjen e rrugëve, por burime të sigurta bëjnë me dije se në një pjesë të këtyre fshatrave, kryesisht të njësive administrative Gorë dhe Moglicë në bashkinë e Maliqit është e pamundur kriposja për vështirësi të rrugëve malore.
E vështirë situata nga ngricat është edhe në fshatra të njësisë administrative Lekas në bashkinë e Korçës dhe në të gjitha njësitë malore të bashkisë Pogradec. Burime zyrtare nga prefektura e Korçës, bëjnë me dije se qarkullimi i mjeteve në këto fshatra bëhet vetëm me zinxhirë.
Në akset kryesore nacionale qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme, ndërkohë që në rrugët e fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës rekomandohet përdorimi i mjeteve dimërore.
Po sipas të njëjtave burime nga prefektura e Korçës, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur probleme me energjinë elektrike.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta