Vogëlushi 3-vjeçar pi ujë në tapën e shishes, shpëtohet pas 43-orësh nga rrënojat
Nuk kanë të ndalur pamjet tragjike që vijnë nga ekipet e kërkim shpëtimit në rrënojat në Turqi. Në rrjete është publikuar një video emucionuese e një fëmijë 3-vjeçar i cili ka ngecur në rrënoja.
Ekipet e kërkim shpëtimit mundohen t’i japin ujë përmes kapakut të një shisheje, teksa vijojnë punën për nxjerrjen e tij..
3-vjeçari Arif Kan është nxjerrë pas 43 orëve që qëndroi nën rrënoja, teksa pamjet e tijë duke pirë ujë kanë bërë xhiron e rrjetit.
Syrian child in Turkey under the rubble pic.twitter.com/JCYUk648uG
— Muhammad Smiry 🇵🇸 (@MuhammadSmiry) February 7, 2023
Kujtojmë se tërmeti tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 8700 viktima dhe mijëra të plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës