Ku shkoi taksa e tërmetit? Qytetarët në Turqi: Paguam që të jetonim të sigurt 

8 Shkurt 2023 | 16:35

Që nga viti 1999, qytetarët në Turqi kanë paguar 4 mld euro taksë për parandalimin e fatkeqësive. Tragjedia e tërmetit të fundit ka ngjallur zemërim në vend, të cilët ngrenë akuza për korrupsion në qeveri.

Drama që po përjetojnë njerëzit e prekur nga tërmeti në Turqi, ka shkaktuar zemërimin e disa prej tyre.

Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në Gaziantep, qytet i shkatërruar në masë, u përballën me njerëz të revoltuar që akuzonin qeverinë për korrupsion dhe paaftësi për të mbrojtur popullatën.

Pas tërmetit të vitit 1999 që vrau 17 mijë njerëz në Izmir, u miratua një taksë e re, në formën e një fondi që do të shpenzohej parandalimin e fatkeqësive.

Taksa që paguhej nga qytetarët arriti në 4 mld euro, por shembja e më shumë se 5000 ndërtesave që ranë si shtëpi kartoni, kanë shkaktuar këtë valë zemërimi.

“Ata nuk e dinë se çfarë kanë kaluar njerëzit këtu. Ku kanë shkuar të gjitha taksat tona, të mbledhura që nga viti 1999 ”, tha Celal Deniz për agjencinë franceze të lajmeve. 61-vjeçari shtoi se vëllai dhe nipërit e tij janë nën rrënoja.

Banorët e goditur nga tërmeti presin nga qeveria të dërgojë më shumë ndihma, ndërsa presidenti Rexhep Tajip Erdogan pritet të udhëtojë në Pazarçik, qytet pranë Gaziantepit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irlanda merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së për 6 muaj

Irlanda mori presidencën e radhës të Këshillit të BE-së të mërkurën, duke filluar një mandat gjashtëmujor të përqendruar në siguri, konkurrencë dhe vlera demokratike, sipas...
11:54 | 01/07/2026

3 të vdekur nga zjarri që përfshiu një apartament në Gjermani

Tre persona humbën jetën në një zjarr që përfshiu një pallat apartamentesh në qytetin perëndimor gjerman të Monschau-t, thanë raportet e mediave të mërkurën. Zjarri...
11:50 | 01/07/2026

Sipas marrëveshjes tregtare, BE heq tarifat për mallrat industriale amerikane

Bashkimi Evropian hoqi të mërkurën tarifat doganore për importet e produkteve industriale amerikane, duke zbatuar angazhimet e tij sipas një marrëveshjeje tregtare të arritur me...
11:47 | 01/07/2026