Fushata presidenciale në SHBA, dy kandidatët Trump e Biden vijojnë takimet në ditët e fundit
Kur na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA dy kandidatët presidenti Donald Trump dhe rivali demokrat janë duke vijuar fushatën.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë të dielës u ndal në një nga shtetet kryesore sikurse është Neë Hampshire. Ai u tha mbështetësve të tij se fushata e tij e rizgjedhjes do të bëjë që ditën e zgjedhjeve njerëzit t’i shikojnë sondazhet “si të çmendur”.
Republikanët po mobilizojnë mijëra vullnetarë për të parë vendet e votimit të hershëm dhe kutitë e hedhjes së votave, pjesë e një përpjekjeje për të gjetur prova për të mbështetur ankesat e Trump në lidhje me mashtrimet e përhapura të votuesve. Disa aktivistë janë të shqetësuar se takime të tilla mund të përshkallëzohen në një vit të tensionuar ku milicitë e armatosura përballen me protestuesit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u ndal edhe me mbështetësit në Treëorgy Orchards, në një fermë në shtetin verilindor të Maine, ku shpreson të fitojë një ose më shumë nga katër votat elektorale. Trump firmosi kapele, kunguj dhe bëri shaka me përkrahës, shumë prej të cilëve nuk mbanin maska mbrojtëse ose nuk respektonin distancën fizike.
Nga ana tjetër, edhe rivali demokrat Joe Biden dhe kandidatja për zv.presidente Kamala Harris vijojnë fushatën në shtetet të cilësuar fusha beteje sikundër Michgan.
Biden është më i kujdesshëm për të mos dalë përpara turmave, teksa është shprehur se nuk dëshiron që të bëhen shpërndarës të virusit.
Ndërsa rreth 57 milionë votues kanë hedhur votën e tyre sikundër edhe vetë presidenti Trump, sipas sondazheve Joe Biden vijon të jetë më pak pikë përqindje përpara rivali republikan.
Një çështje që po merr vëmendjen e orëve të fundit është edhe zgjedhje e anëtares së Gjykatës së Lartë. Senati amerikan i kontrolluar nga Republikanët të Dielën u afrua drejt një vote përfundimtare të konfirmimit për të nominuarën e Presidentit Donald Trump, Amy Coney Barrett, pak më shumë se një javë para ditës së zgjedhjeve.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë