Zbulohet bunkeri bërthamor mes pyjeve në Danimarkë

10 Shkurt 2023 | 16:30

I fshehur thellë në pyllin Rold të Danimarkës veriore, një bunker bërthamor tepër sekret, hapet për herë të parë për t’u vizituar nga qytetarët e thjeshtë, duke hedhur dritë mbi kohën gjatë Luftës së Ftohtë.

Streha nëntokësore, ku gjithçka është ende e paprekur si në një kapsulë kohe, është kthyer në muze mes frikës së ringjallur në Evropë për një konflikt bërthamor pas pushtimit rus të Ukrainës.

Bunkeri u ndërtua midis viteve 1963 dhe 1968 me insistimin e NATO-s, pas testeve bërthamore sovjetike dhe krizës së raketave Kubane.

 I quajtur “Regan West”, ai ishte projektuar për të strehuar qeverinë daneze dhe monarkun në rast të luftës bërthamore.

I vendosur poshtë një  pemë, 60 metra nën një kodër ai, ishte menduar të ishte “bastioni i fundit” i demokracisë në Danimarkë, tha për mediat  drejtori i muzeut Lars Christian Norbach.

I ndodhur pothuajse 400 kilometra në veriperëndim të Kopenhagës, bunkeri u ngrit për të strehuar autoritetet daneze për 30 ditë.

“Bomba H ndryshoi plotësisht situatën se si mund të reagonim ndaj një sulmi bërthamor”, shprehet kuratorja dhe historiania i muzeut Bodil Frandsen.

Bunkeri u zbulua për herë të parë në 2012.

Duke ecur nëpër korridoret e gjata me hark, vizitorët  mund shohin dhomën e gjumit destinuar për monarkun, kafenenë, dhomën e konferencave të qeverisë dhe dekorin e stilit të viteve ’60 në një sallë pritjeje me ndriçim të dobët.

Vizitorët e muzeut do të ecin dy kilometra gjatë turneut 90-minutësh dhe do të shohin vetëm rreth 40 për qind të tij.

“Ky është një vend shumë i rëndësishëm për t’u treguar të rinjve, se sa të shqetësuar ishin njerëzit në të vërtetë gjatë Luftës së Ftohtë,” thekson historiania

Dhe sot, tensionet e rritura midis Rusisë dhe Perëndimit kanë kthyer sërish frikën e luftërave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026