Naftëtarët e Ballshit protestojnë para uzinës: Kryeministri të vijë këtu, nuk jemi armiq

26 Tetor 2020 | 09:25

Naftëtarë të uzinës së Ballshit janë mbledhur paraditen e sotme para ambienteve të uzinës për të kërkuar pagat e prapambetura nga puna në uzinë dhe për të mbështetur gratë naftëtare, të cilat prej 12 ditësh ndodhen në grevë urie.

Teksa i kanë cilësuar këto gra heroina, qytetarë të mbledhur në protestë, shumica naftëtarë kanë kërkuar me anë të mikrofonit të Euronews Albania një reagim nga kryeministri për situatën e tyre.

“Kryeministri të vijë e të japë një zgjidhje sa më shpejt. Sot në ditën e 12-të të grevës heshtje totale nga kryeministri dhe nga të gjitha institucionet e shtetit shqiptar. Ne jemi shqiptare, ndaj kryeministri nuk duhet të na shohë në pozicionin e armikut.

Këto gra i tregojnë ministres dhe avokates së popullit, që janë gra se çfarë mund të bëjë një nënë për fëmijët e saj”, tha një protestues.

Një tjetër protestues kërkoi nga kryeministri t’u gjendej pranë në radhë të parë si shqiptar e më tej si kreu i qeverisë, ndërsa theksoi se në këtë çështje naftëtarët kanë të drejtë ligjore dhe morale

“Këto gra janë heroina. Ne kemi të drejtë ligjore dhe morale. ministrja tha para disa ditësh se uzina është pronë e bankës, po ne punëtorët pronë e kujt jemi? Pagat tona fillojnë që nga viti 2015.

Sa herë kanë ardhur këtu investitorë janë trumbetuar me të madhe nga kryeministri. Di ndonjë pronar kryeministri që i ka vënë kyçin biznesin dhe mban bordero?”, u shpreh për Euronews Albania një tjetër protestues.

Greva e naftëtareve ka hyrë sot në ditën e 12-të. Gratë paraqesin gjendje të rënduar shëndetësore, por pavarësisht kësaj, ato shfaqet të vendosura për të vijuar deri në një zgjidhje të problemit të tyre.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026