Gara për BKH shkon në gjykatë, kandidatët e skualifikuar në testin fizik ankimojnë rezultatin

26 Tetor 2020 | 10:56

Gara për të qenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka përfunduar në Gjykatën Administrative. Kanë qenë kandidatët e skualifikuar në testin fizik ata që i janë drejtuar gjykatës për të ankimuar rezultatet e raundit të dytë të vlerësimit.

Në paditë e përpiluara prej tyre kandidatët shprehen se në testin fizik nuk ka pasur përcaktim të kritereve dhe pikëve siç ishin përcaktuar në fazën e parë, atë të testit logjik.

“Unë paditësi në këtë fazë kam marrë 24 pikë nga 30 pikë që ishte maksimumi me numër rendor 153. Duke krahasuar testin fizik me atë logjik, po ju parashikoj ndryshimet e evidentuara gjatë zhvillimit të testeve: Nuk është përcaktuar asnjë minimum pikësh për testin fizik, krahasuar me procedurat e ndjekura me testin logjik, duke krijuar bindjen se gjatë fazës së vepruar me standard tjetër.

Në faqen zyrtare të BKH-së nuk është publikuar mënyra e mbledhjes së pikëve dhe mënyra e vlerësimit, duke mos qenë transparent krahasuar me testin logjik. Nuk është pasqyruar mënyra e përzgjedhjes së aplikantëve në testin fizik, duke dëmtuar imazhin e një institucioni.

Nuk kam informuar pavarësisht kërkesës time si aplikant, gjatë fazës së testimit fizik, se sa do të ishte minimumi i nevojshëm për kalimin e fazës tjetër, duke treguar mungesë transparence. Gjatë testimit për çdo normë fizike është mbajtur një procesverbal ku janë përshkruar rezultatet individuale të çdo kandidati.

Ky rezultat nuk është vlerësuar në moment por 3 ditë më vonë, veprim i cili ishte totalisht i ndryshëm nga testi logjik, ku rezultatet ishin në kohë reale dhe në prezencë të kandidatëve”, thuhet në një nga paditë e siguruar nga Euronews Albania. 

Gara për oficerë në Byronë Kombëtare të Hetimit është tashmë në fazën e fundit, atë të esesë. Pak ditë më parë aplikantët iu nënshtruan testit fizik, ku vetëm 103 prej tyre kaluan me sukses këtë fazë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026