Marrëveshje para Hagës? Mitsotakis: Në Gjykatë, pasi të firmoset zgjerimi i Greqisë me 12 milje

26 Tetor 2020 | 12:55

Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis ka deklaruar në Parlament se Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen Gjykatës së Hagës, pasi shteti helen të ketë zgjeruar me 12 milje kufirin detar.

“Fillimisht është bërë një marrëveshje me Shqipërinë, ku do të firmoset premtimi se çështja e zgjerimit të kufijve detarë midis dy shteteve do t’i referohet Gjykatës së të Drejtës Ndërkombëtare, por vetëm pasi Greqia do të ketë zgjeruar kufirin detar në 12 milje”, është shprehur kryeministri grek.

Kjo deklaratë është theksuar disa herë gjatë fjalës që mbajti në Parlamentin grek, kryeministri Kiriakos Mitsotakis.

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Greqisë janë dakordësuar që t’i drejtohen institucioneve ndërkombëtare për çështjen e detit. 

Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, gjatë vizitës që ky i fundit zhvilloi në kryeqytetin shqiptar.

“Zgjidhja e kësaj divergjence do të jetë e dobishme për të dyja vendet. Zgjidhja do të këtë si bazë marrëveshjen e OKB, që të dyja vendet kemi nënshkruar.

Jam shumë i lumtur të përsëris atë që kryeministri sapo tha, se duke e analizuar këtë çështje ne kemi rënë dakord që së bashku ta kalojmë këtë çështje në gjykatën e Hagës”, tha ministri i Jashtëm grek një javë më parë gjatë një vizite në Tiranë.

 

Lexoni gjithashtu:

Ndërkombëtarët ‘arbitër’ për detin, Rama dhe Dendias diskutojnë edhe për heqjen e ligjit të luftës

Në Hagë për kufirin detar, Bashkurti jep alarmin për rrezikun që i kanoset Shqipërisë

“Çështja e Detit” me Greqinë, Ilir Meta vendos “vijat e kuqe” për parimet që duhen ndjekur

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026