Nis kthimi i fëmijëve shqiptarë nga kampi “Al-Hol” në Siri
Ka nisur operacioni për riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë, të cilët ndodheshin në kampi “Al-Hol” në Siri. Operacioni humanitar pritet të rikthejë në familjet e tyre fëmijët e mbetur në Siri, një kërkesë kjo e vazhdueshme nga ana e familjarëve në Shqipëri.
Gjysmëhëna e Kuqe Siriane ka publikuar një video në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ndërsa thotë se riatdhesimi i fëmijëve të mbetur në kampin “Al-Hol”, është realizuar pas kërkesës së qeverisë shqiptare.
“Bashkëpunimi humanitar i kthen familjet nga kampi Al-Hol në Shqipëri Pas sigurimit të të gjitha lehtësive të nevojshme nga qeveria Siriane, përpjekjet e Gjysmëhënë së Kuqe Siriane në bashkëpunim me palët e interesuara, patën sukses në përfundimin e detyrës për kthimin e familjeve të banorëve të kampit në vendin e tyre, me kërkesë të qeverisë shqiptare”, thuhet në njoftim.
Sipas informacioneve të fundit, thuhet se deri tani janë evakuuar nga kampi famëkeq katër fëmijë shqiptarë dhe një grua e plagosur. Operacioni po asistohet edhe nga ana e zyrtarëve të Anti-Terrorit, të cilët prej javësh ndodhen ne Siri për të bërë të mundur riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar në “kampin e ferrit”.
Për këtë lajm të mirë ka reaguar edhe institucioni i presidencës shqiptare. Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi ka falënderuar angazhimin e Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane për evakuimin e disa fëmijëve shqiptarë që ndodheshin në kampin sirian.
“Falënderojmë Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane për lirimin e disa fëmijëve shqiptarë të kampit të Al Haël, të cilët shumë shpejt do të kthehen në Shqipëri. Tani punë për të kthyer të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në këtë kamp”, shkruan Tedi Blushi.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka mësuar që kryeministri i vendit, Edi Rama është nisur drejt Libanit për të pritur të evakuuarit nga kampi “Al-Hol”.
Lexoni gjithashtu:
Kryeministri Edi Rama jep detaje për kthimin e shqiptarëve nga Siria
Kthimi i shqiptarëve nga Siria, Lleshaj prej dy ditësh takime intensive në Liban
Familjarët e të bllokuarve në kampin Al-Hol letër apeli për ndihmë kryeministrit Rama
Në kampet e ISIS-it, 80 shqiptarë mes të cilëve 50 gra e fëmijë mendohet të jenë në Lindjen e Mesme
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta