Presidenti Erdogan: Myslimanët e Europës po trajtohen si Hebrenjtë para Luftës së Dytë Botërore
Islamofobia në Europë ka arritur në nivele të cilat mund të krahasohen me trajtimin e hebrenjve përpara Luftës së Dytë Botërore, kështu është shprehur Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Të hënën, Erdoğan tha se Europa është e mësuar me “zhvendosje, inkuizicione dhe gjenocide” teksa shtoi që myslimanet po sulmohen anë e mbanë botës.
Gjatë së njëjtit fjalim, presidenti turk bëri thirrje për bojkotimin e produkteve nga Franca në mesin e një situate mjaft të tensionuar me presidentin francez Emmanuel Macron për shkak të perceptimeve mbi sjelljen e tij kundrejt islamit dhe myslimanëve.
“Islamofobia në rritje në Perëndim po kthehet në një sulm të mirëfilltë kundër librit, profetit dhe gjithçka që është e shenjtë për ne”, tha Erdoğan.
“Krimet kundër njerëzimit kundër hebrenjve 80 vite më parë dhe agresioni kundër të afërmve tanë boshnjakë në Srebrenicë para 25 vitesh janë ende gjallë në memorien tonë. ”
Presidenti turk përmendi një sërë ngjarjesh për të dëshmuar sulmin ndaj myslimanëve gjatë kohëve të fundit, duke përfshirë dhe me aksion policor në një xhami në Berlin.
Prokurorët në Gjermani dyshonin se një shumë prej 70 mijë eurosh ishte pjesë e një skeme mashtrimi nga zyrtarë të xhamisë.
Lexoni gjithashtu:
Presidenti turk Erdogan: Macron të kryejë kontrolle mendore
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë