Gazetari Eni Ferhati flet me emra konkretë: Shqiptaret, që nuk pranuan të kthehen nga Siria

26 Tetor 2020 | 15:22

Pas shumë përpjekjeve ka nisur më në fund operacioni për kthimin e shqiptarëve nga kampi “Al Hol” në Siri. Në fazën e parë të operacionit është bërë i mundur evakuimi i pesë personave, mes tyre katër fëmijë dhe një grua e plagosur rëndë.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka mësuar detaje të reja në lidhje me aksionin për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria. Sipas tij, ka pasur shqiptarë brenda kampit, kryesisht femra, të cilat nuk kanë bashkëpunuar me Anti-terrorin shqiptar pasi janë radikalizuar dhe nuk kanë dëshirë të kthehen më në Shqipëri.

“Ajo çfarë ka ndodhur është bërë mundur të nxirren katër fëmijë dhe një shtetase e plagosur atje në Siri, e cila ndodhet në gjendje të rëndë dhe është invalide. Ajo çfarë ka ndodhur disa persona të tjerë, kryesisht femra i janë shmangur kontrollit të Anti-terrorit duke u fshehur pasi nuk duan të kthehen”, tha ai.

Ai listoi emrat e disa shqiptareve, të cilat kanë refuzuar ndihmën e autoriteteve për t’i shpëtuar kampit të ferrit.

“Bëhet fjalë për disa shtetase shqiptare që kanë shkuar në Siri në 2014-15, të cilat janë radikalizuar dhe nuk pranojnë të kthehen. Janë fshehur dhe nuk kanë dëshirë të kthehen. Madje disa prej tyre, janë Emanulea Daci, e cila është bashkëshortja e Almir Dacit i cili është vrarë në luftë atje, Mirvete Dibra, Eva Dumani, Hajrie Tushani dhe Elona Shuli. Janë këto shtetase, që nuk kanë pranuar të nxirren nga kampi dhe janë fshehur së bashku me fëmijët e tyre”, theksoi Ferhati.

Gazetari Ferhati shprehet se merita kryesore në këtë operacion humanitar i takon Anti-terrorit shqiptar. Sipas tij, mbi 99% e punës është kryer nga Anti-terrori, kurse Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane shtoi ai, ka ndihmuar me bazën materiale.

“Gjysma Hëna e Kuqe nuk ka tagër në kampin Al-Hol, puna 99% është bërë nga zyrtarët e Antiterrorit që kanë 5 javë në Liban dhe Siri. Meritat u takojnë shërbimeve tona, qe megjithëse me vështirësitë në Sirinë verilindore, ku mungojnë kanalet e komunikimit diplomatike arritën të futen në kamp”, shtoi ai.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është nisur ndërkohë drejt Libanit për të pritur pesë shqiptarët që tashmë janë nxjerrë me sukses nga kampi “Al Hol”. Ai shkroi në “Facebook” se nëse gjithçka shkon sipas planit do të realizohet me sukses kthimi i të gjithë shqiptarëve.

Lexoni gjithashtu:

Nis kthimi i fëmijëve shqiptarë nga kampi “Al-Hol” në Siri

Kryeministri Edi Rama jep detaje për kthimin e shqiptarëve nga Siria

Kthimi i shqiptarëve nga Siria, Lleshaj prej dy ditësh takime intensive në Liban

Familjarët e të bllokuarve në kampin Al-Hol letër apeli për ndihmë kryeministrit Rama

Në kampet e ISIS-it, 80 shqiptarë mes të cilëve 50 gra e fëmijë mendohet të jenë në Lindjen e Mesme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026