Futbolli mbetet në pritje, nuk ka përgjigje zyrtare nga qeveria, të enjten afati i fundit

26 Tetor 2020 | 18:31

Liga profesioniste e futbollit vijon të mbetet në pritje të një përgjigje zyrtare nga Ministria e Financave në lidhje me kërkesat e paraqitura.

Pas një mbledhje të mbajtur ditën e sotme mes përfaqësuesve të klubeve të futbollit u vendos që t’i jepet edhe disa ditë kohë qeverisë për të mbajtur një qëndrim përfundimtar.

Nëse nuk do ketë një përgjigje deri të enjten atëherë presidenti i Ligës Profesioniste Edvin Libohova, u shpreh se përfaqësuesit e klubeve do të mblidhen sërish për të vendosur se çfarë do ndodhë me kampionatin.

“Po i lëmë një afat tjetër, për të pasur një përgjigje dhe më pas do mblidhemi për të marrë vendimin përfundimtar. Nuk e dimë pse ende nuk ka ardhur një përgjigje përfundimtare. Nuk ka një ngërç. Nëse nuk vjen deri ditën e enjte, do mblidhte Liga ditën e premte dhe më pas do vendosim,” – tha Libohova.

Ndër të tjera presidenti i Ligës Profesioniste u shpreh se kjo përudhë e gjatë shkëputje nuk do ta dëmtojë aspak kampionatin dhe se çdo gjë është gati për të filluar sapo kërkesat e tyre të marrin një zgjidhje.

 

Lexoni gjithashtu:

Mblidhet Liga Profesioniste, pritet reagimi i qeverisë dhe rikthimi i futbollit

“Tym i bardhë” për futbollin shqiptar, Fidel Ylli jep lajmin në Euronews Albania

Plotësohen tre nga katër kërkesat e Ligës së Futbollit, ende s’ka marrëveshje për ligjin e sponsorizimeve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026