Deklarata e Papa Françeskut, Karaj përplaset me Panon për familjet LGBTI: Unë flas me shkencë, ti me Bibël
Papa Françesku ka kërkuar krijimin e ligjeve për bashkimin civil, duke dhënë mbështetjen e tij për të drejtat e çifteve të së njëjtës gjini dhe duke u shkëputur kështu nga mësimet zyrtare të Kishës Katolike Romake. Në një rrëfim në dokumentarin “Francesco”, publikuar një javë më parë, Papa shprehej se “personat homoseksualë kanë të drejtë të kenë një familje, pasi janë fëmijë të Zotit dhe nevojitet një ligj mbi bashkimin civil, për t’i dhënë mbrojtje ligjore.”
Në studion e Ilva Now ishin të ftuar pastori Akil Pano, aktivistja Delina Fico dhe aktivistja të drejtave të komunitetit LGBT, Xheni Karaj që folën më tepër rreth deklaratës së guximshme të Papa Françeskut.
Sipas Karajt deklarata e Papës nuk ishte e papritur sepse ka pasur dhe reagime të mëparshme të tij.
“Mendoj se ka dy arsye për deklaratën e Papës. e para është objektive sepse vihet re dhe një ulje e numrit të të rinjve që po i qasen kishës por mendoj se arsyeja tjetër, të paktën këtë e mendoj unë personalisht, e shoh Papën si një figurë ndër më humanistet,” – u shpreh Xheni Karaj.
Ndërkaq aktivistja Delina Fico e konsideroi deklaratën e Papës si shumë të rëndësishme kur merr parasysh impaktin e tij në shoqëri.
“Edhe Papa si shumë drejtues të tjerë në pozicione të tjera i përgjigjen kohës në të cilën jetojnë, ka në të gjitha vendet e botës një numër më të madh njerëzish të cilët i respektojnë të drejtat e njeriut dhe në këtë kuadër respektojnë dhe të drejtën e personave të të njëjtit seks një jetë të lumtur sentimentale”,- tha Fico.
Akil Pano nga krahu tjetër u shpreh se deklarata e Papës është nxjerrë nga konteksti.
Sipas tij çdo qenie njerëzore ka të drejtë të ketë një familje.
“Çështja e ndërhyrjes në Kodin e Martesës është një çështje që një Papë apo një këshill i caktuar nuk mund ta marrë në trajtim me aq lehtës. Po diskutojmë për Kode dhe po diskutojmë për kanone të cilat janë stabilizuar në religjion prej 3500 vitesh,” – sqaroi Pano teksa mbronte qëndrimin e tij.
Sipas Panos ky realitet i ri nuk zhbën rëndësinë e martesës mes një burri dhe një gruaje.
Pra, në mendimin e pastor Akil Panos, ndërhyrja te përkufizimi i martesës nga një marrëdhënie mes një burri dhe një gruaje në një marrëdhënie mes dy personave të të njëjtës gjini nuk është ajo që po diskutohet se ka ndodhur.
Këtë qëndrim e kundërshtoi Xheni Karaj e cila sqaroi se përmes deklaratës së Papës çiftet LGBT dalin nga hija dhe mos ekzistenca në të qenit të pranuar dhe marrëdhëniet e tyre legjitimohen edhe në bashkëjetesë civile.
Aktivistja Delina Fico ishte e mendimit se çështja e martesës nuk mund të përzihet me ideologjinë.
Ndërkaq Akil Pano tha se deklarata e Papës në një farë mënyre i heq të drejtën fëmijëve për të pasur dhe baba dhe nënë.
“Nëse bazohemi në shkencë, ka rreth 79 studime antropologjike të bëra nga universitetet më të famshme që tregojnë që familjet e reja që janë dhe familjet LGBT ndikojnë në rritjen e stabilitetit të shoqërisë njerëzore,” – u kundërpërgjigj Karaj teksa theksoi se ajo fliste duke u bazuar në shkencë e jo në Bibël.
Së fundmi ajo tregoi se një grup çiftesh të komunitetit LGBT janë bashkuar në kërkesën e tyre për të ndryshuar dy nene të kodit të familjes që e përkufizojnë martesën si një lidhje mes një burri dhe një gruaje, gjë të cilën e konsideroi të vështirë për tu arrirë, të paktën momentalisht, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.
Intervista e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Deklarata e Papës për martesat mes të njëjtës gjini, në Shqipëri rihapet debati
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta