“Parodistët e Vlorës”, Alushi promovon librin për jetën e personaliteteve të artit
Libri i gazetarit publicist Ergys Alushi “Parodistët e Vlorës” ka mbledhur artistë nga gjithë Shqipëria, njerëz të kulturës, autoritete të pushtetit në Vlorë si dhe deputetë e politikanë.
Libri sjell jetën personale dhe artistike të 4 personaliteteve të artit vlonjat: Agron Hamo, Afrim Agalliu, Mane Lumani dhe Muhamet Liko, të cilët ushqyen edhe artin shqiptar në tërësi, ndërsa Vlorës i dhanë statusin e qytetit të parodisë shqiptare.
“Parodistët e Vlorës përveçse janë artistë të mëdhenj, ata janë njerëz të mrekullueshëm, janë njerëz që rrallë do t’i përsëriten qytetit të Vlorës.”- shprehet Zyliha Miloti.
Deputetit demokrat Arbi Agalliu kishte zgjedhur të ishte pranë të afërmit të tij që nderohej, dhe jo në protestën e organizuar të shtunën nga opozita.
“Nuk ndodhem në protestë, por kjo nuk do të thotë asgjë, se më shumë opozitë se i kanë bërë këta të katërt çdo qeverie, nuk ka opozitë që e bën.”- shprehet Arbi Agalliu.
Autori i librit, Ergys Alushi është ndjerë i befasuar nga prezenca e madhe në këtë aktivitet.
“E ndieja si detyrim të brendshëm jo vetëm personal por edhe të shumë qytetarëve vlonjat, sepse ata janë emblemë e qytetit të Vlorës.”- thotë Ergys Alushi.
Ndërsa për redaktoren e librit, të shkruash për ata që gazin dhe humorin e tyre e bënë gëzim të të gjithë shqiptarëve, është sa e lehtë, aq edhe e vështirë.
“Ishte shumë kënaqësi por ishte dhe sfidë. Sfidë sepse të duhet të redaktosh libër që flet për skena të gjalla.”-Efrosina Papa.
Vajza e Muhamet Likos, i cili nuk jeton më, mes emocionesh shpreh krenarinë për mbiemrin që mban.
“Jam shumë krenare për të disatën herë, për babanë tim. Jam shumë e lumtur për të katërt, që më në fund arti u plotësua. Sepse përpos çka i kanë dhënë skenës, tashmë çdo gjë është e shkruar.”- tha ajo.
Po vetë parodistët si ndihen?
“Një emocion i jashtëzakonshëm, vërtet libri titullohet ‘Parodistët e Vlorës’, por libri është historia e 70 viteve të trupës profesioniste të qytetit të Vlorës, ku janë të përfshirë të gjithë elementët e shfaqjeve ndër vite.”- nënvizon Afrim Agalliu.
“Unë përulem me shumë respekt përpara të gjithë publikut vlonjat dhe në tërë Shqipërinë, sepse kemi pasur shumë dashamirësi.”- thekson Agron Hamo.
Një promovim libri është kthyer kështu në një festë nderimi për Parodistët e Vlorës.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës