Deklarata e Papa Françeskut, duartrokitje nga katolikët e LGBTI
Në 22 tetor Papa Françesku kërkoi krijimin e ligjeve për bashkimin civil duke dhënë mbështetjen e tij për të drejtat e çifteve të së njëjtës gjini.
Pavarësisht se kjo deklaratë e shkëput Papën nga mësimet zyrtare të Kishës Katolike Romake, kanë qenë jo vetëm njerëzit që mbështesin dashurinë por dhe katolikët e komunitetit LGBTIQ ata që kanë mbështetur këtë thirrje të Papës.
Nuk mund të lihen mënjanë edhe njerëzit të cilët përmes citimeve nga bibla kanë kërkuar sqarime nga Papa Françesku.
Personazhe të njohur publik kanë postuar qëndrimet e tyre.
Sharon Stone e ka falënderuar Papën duke thënë se Zoti nuk bën gabime dhe të gjithë bijtë e tij janë familja e Zotit.
Ndërkaq aktorja Elleen Davidson tha se qasja pozitive e Papës ndaj komunitetit LGBTIQ është diçka e jashtëzakonshme duke qenë se ajo është rritur në një familje katolike dhe në besimin e saj thuhet se Zoti i do të gjithë bijtë e tij njësoj.
Edhe ish ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Samantha Power është shprehur se deklarata e Papës do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit do të trajtojnë pjesëtarët e komunitetit LGBTIQ.
Duket se ligjvënësit kanë një argument më pak në debatet e tyre për të mos miratuar ligjet që mundësojnë martesat mes të njëjtit seks.
Lexoni gjithashtu:
Deklarata e Papës për martesat mes të njëjtës gjini, në Shqipëri rihapet debati
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit