VIDEO| Rihanna konfirmon shtatzaninë e dytë me një super performancë pas 7 vitesh
E ftuar në Super Bowl, Rihanna ka konfirmuar shtatzëninë e saj të dytë përmes një performance elektrizuese solo pas 7 vitesh mungesë në skenë.
Këngëtarja u pyet më herët në një intervistë nëse mund të zbulonte ndonjë surprizë nga shfaqja e saj dhe u shpreh se mund të sillte dikë. Ndërsa të gjithë menduan për ndonjë koleg me të cilin ka bashkëpunuar, Rihanna e kishte fjalën për një bebush që po rritet brenda saj.
E veshur me një jumpsuit flakë të kuq nga firma Loewe, këngëtarja qëndronte në një platformë që herë pas here ulej dhe ngrihej lart mbi ekipin e kërcimtarëve të veshur me të bardha.

Rihanna gjeti mundësinë të reklamonte me finesë edhe produktet e saj të kozmetikës Fenty, duke rregulluar make-up-in e saj në mes të performancës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta