Prindërit belgë zgjedhin t’i arsimojnë fëmijët e tyre në shtëpi për t’u mbrojtur nga COVID-19
Shkollat në Belgjikë janë rihapur në shtator, megjithatë disa familje kanë zgjedhur t’i shkollojnë fëmijët e tyre në shtëpi. Kjo si pasojë se shumica prej prindërve nuk janë të sigurt t’i dërgojnë fëmijët në ambiente ku grumbullimet mund të shndërrohen në rrezik përhapjeje të virusit COVID-19.
“Kjo zgjedhje na ka lejuar ne si familje të shpenzojmë më shumë kohë së bashku. Unë isha duke dëgjuar një transmetim nga shkolla e Harvardit, ku thuhej se si ata punonin nga 15 deri në 17 orë në javë. Ndërkohë ne punojmë 40, 50, 60 orë në javë. Ne s’para na jepet rasti të kalojmë kohë me fëmijët dhe familjet tona”, është shprehur Mialy Clark, qytetare në Belgjikë.
Prindërit shprehen se janë më të lehtësuar me metodën e mësimdhënies në shtëpi. Megjithatë, një studim nga UNESCO paraqet se mësimdhënia në ambientet shtëpiake është një metodë vërtet stresuese dhe sfiduese, si për familjen edhe për fëmijët, të cilët nuk kanë mundësi të përdorin pajisje teknologjike apo nëse kanë probleme të tjera që pengojë edukimin.
Sipas ministrit flamand në Belgjikë ka një rritje prej 33 për qind të mësimdhënies në shtëpi.
“Mësimdhënia në shtëpi është një e drejtë e garantuar nga qeveria, por ne besojmë se është në interes të fëmijëve që ata të shkojnë në shkollë. Edukimi më i mirë jepet në klasë, me një mësues profesionist dhe entuziast”, ka thënë Ben Weyts, ministri flamand.
Sipas prindërve, mësimi në shtëpi është një model shumë më fleksibël dhe produktiv.
“Shumica e atyre që edukohen në shtëpi mendojnë se shkolla është e mirë, megjithatë ata konsiderojnë edhe mënyra të tjera. Sigurisht mendoj se kjo i siguron fëmijës më shumë fleksibilitet dhe kohë. Lejimi i një fëmije që të lexojë një libër gjatë pasdites është e mrekullueshme pasi fëmijëria është e shkurtër dhe më vonë ata do të detyrohen ta shfrytëzojnë kohën e tyre me punë. Është bukur t’i plotësosh fëmijëve tekat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe”, shpjegoi Elizabeth Newcamp, mësuese që edukon fëmijë në shtëpi.
Periudha e pandemisë dhe karantinimit e disa muajve më parë ka rritur numrin e familjeve që kanë zgjedhur t’i shkollojnë fëmijët në shtëpi. Megjithatë, kjo mënyrë do të shndërrohet në një sfidë, kur çdo gjë t’i kthehet normalitetit.
Lexoni gjithashtu:
Erdogan: Zgjidhje me dy shtete për çështjen e Qipros
Kryeministri bullgar Borissov rezulton pozitiv me COVID-19, vijojnë protestat për dorëheqjen e tij
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaska, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)