Protesta në Bjellorusi, qytetarët bllokojnë rrugët ndërsa policia përshkallëzon dhunën
Me mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Minskut, pasi opozita bjelloruse ka kërcënuar se i tërë vendi do të përfshihet në një grevë mbarëkombëtare nëse Alexander Lukashenko nuk jep dorëheqjen nga posti i presidentit.
Mospranimi i Lukashenkos për dhënien e dorëheqjes ka sfiduar më tej popullsinë bjelloruse.
Liderja e opozitës, Svietlana Tsikhanouskaya, i ka nxitur të gjithë qytetarët të bllokojnë rrugët, të mbyllin bizneset dhe të tërheqin paratë e tyre nga bankat. Si pasojë shumë dyqane, lokale dhe restorante janë mbyllur.
Qytetarët, shumë prej të cilëve studentë, kanë thirrur slogane kundër presidentit duke valëvitur njëkohësisht edhe flamurin nacional të Bjellorusisë. Në të gjithë vendin janë dëgjuar brohoritje dhe bori makinash, të cilat së bashku me fillimin e grevës kombëtare e kanë bërë këtë ngjarje më intensive.
Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe përplasjet me policinë. Kjo e fundit ka përshkallëzuar situatën duke përdorur granata me gaz lotsjellës.
Gjithashtu policia ka hyrë me forcë në shtëpinë e një qytetari bjellorus, pasi dyshohej se në apartament fshiheshin disa protestues. Kjo situatë u pasua me tërheqjen zvarrë dhe arrestimin e gati të gjithë meshkujve që ishin prezent. Sipas dëshmitarëve edhe protestues të tjerë ishin fshehur në katet e tjera të pallatit.
Fillimi i javës së 11 të protestave ka sjellë arrestimin e gati 523 qytetarëve, duke e çuar numrin total të të arrestuarve në më shumë se 15 mijë.
Lexoni gjithashtu:
Raportet Rusi-Serbi, Moska autorizon hapjen në Serbi të një zyre të Ministrisë së Mbrojtjes
Samitit i BE-së, diskutohet për post Brexit dhe tensionin në Mesdhe
Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, çështje muajsh apo vitesh?!
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell