Të bllokuar në kampet siriane, gjyshërit kërkojnë mes lotësh kthimin e 5 fëmijëve të mbetur jetimë

27 Tetor 2020 | 08:20

Katër fëmijë shqiptarë dhe një grua janë evakuuar nga kampi i refugjatëve AlHol në Siri. Njoftimi u bë i ditur nga Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë, drejtuesit e së cilës, bënë të mundur largimin e fëmijëve dhe gruas shqiptare.  Por,  kampin e AL Hol Siri mbahen dhe shqiptarët tjerë. Një histori tragjike është ajo e familjes Shuli ne Zagorcan të Pogradecit.

Në 2013 djali i tyre Krenari bashkë me nusen e tij do të largoheshin drejt Sirisë, duke marrë me vete e 3 fëmijët e tyre. Në 2017 Dylberi e Asija mësojnë se djali i tyre kishte vdekur, bashkë me nusen, duke lënë kështu jetimë 5 fëmijë.

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, ishte familjen Shuli ku dy gjyshërit mes lotësh kërkojnë nga shteti t’u kthejë 5 fëmijët e mbetur vetëm në kampin e ferrit.

Sipas gjyshes Asije, Elona, vajza më e madhe e familjes, e cila ka edhe një fëmijë të mitur, vazhdimisht  ka dërguar mesazhe ku lutet që shteti të shkojë t’i marrë në kampin ku janë duke vuajtur prej 7 vjetësh.

Ajo e mohoi lajmin se fëmijët nuk kanë dashur vetë të kthehen në Shqipëri, teksa ngriti dyshimet se pas tyre mund të fshihen persoona të tjerë.

“Ka dy vjet që Elona dërgon mesazhe që t’i kërkojmë shtetit, mediave që t’i nxjerrin nga kampi se po vuajnë shumë. Që kur u nda e ëma, ajo ishte 16 vjeç, nuk ka reshtur së kërkuari ndihmë. Ajo thotë se kam frika nga ushtarët të dal. Fëmijët kanë ikur nga çadra ku ka qenë në fillim, por ju lutem shkoni i merrni. Elona ka 7 vjet që vetëm qan”, rrëfeu mes lotësh gjyshe Asija.

E moshuara nuk rresht së luturi që nipërit të kthehen në shtëpi, ndërsa shprehet besimplotë se shteti nuk do të heqë dorë së kërkuari fëmijët, të cilët siç tha, ndihen të frikësuar ndaj thonë nuk vijmë.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026