SHBA-të thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni menjëherë nga Rusia
Shtetet e Bashkuara u kanë thënë qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë dhe rrezikut të arrestimit arbitrar nga agjencitë ruse të zbatimit të ligjit.
“Qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë”, tha ambasada amerikane në Moskë.
“Ushtroni kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të ndalimeve të gabuara. Shërbimet ruse të sigurisë kanë arrestuar shtetas amerikanë me akuza të rreme, kanë veçuar shtetasit amerikanë në Rusi për ndalim dhe ngacmim, u kanë mohuar atyre trajtim të drejtë dhe transparent dhe i kanë dënuar në gjyqe sekrete ose pa paraqitur prova të besueshme”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e ambasadës.
Kremlini deklaroi se nuk ishte hera e parë që qytetarëve amerikanë u kërkohet të largohen nga Rusia.
Paralajmërimi i fundit i tillë publik ishte në shtator pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut