Spahiu: Ky është pazari i Ramës për mandatin e katërt dhe garancia për Berishën
Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se Edi Rama do të marrë një mandat të katërt qeverisës falë marrëveshjes që sipas tij ka me Sali Berishën.
Spahiu u shpreh se në Shqipëri nuk ekziston më pluralizmi politik, pasi politikanët kryesore i kanë kthyer në koncesion me njëri-tjetrin.
“Pas Gërdecit kur kishte mundësi për revolucion Rama dhe Berisha bënë marrëveshjen politike, edhe në 2017 opozita bllokoi 3 muaj bulevardin prapë u ulën në marrëveshje. Koncepti i revolucionit është kthyer në koncesion. E gjitha është një lojë mes të dyve për të justifikuar pazarin; Rama shtrëngon me dosjet, me SPAK që të minimizojë Berishë të luftojë vetëm për fatin e vet. Rama do një mandat të katërt, duke i siguruar Berishës kreun e opozitës, as familja as bizneset s’do i preken dhe ai do jetë i kënaqur. Do kemi zgjedhje në tavolinë”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar