Stoltenberg: Putin po përgatitet për sulme, jepini Ukrainës armët që i nevojiten

14 Shkurt 2023 | 11:16

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se Aleanca duhet të sigurojë që Ukraina të marrë armët që i nevojiten “për të fituar këtë luftë”.

Ai shtoi se presidenti rus Vladimir Putin nuk po përgatitet për paqe, por përkundrazi “po përgatitet për më shumë luftë”.

“Ne nuk shohim asnjë tregues se presidenti Putin po përgatitet për paqe, ajo që shohim është e kundërta, ai po përgatitet për më shumë luftë, për sulme të reja.

Kjo është një luftë gjithëpërfshirëse, pra një betejë në nivelin logjistik”, shtoi ai, duke iu referuar nevojës së Ukrainës për më shumë armë dhe bisedime për furnizimin e mundshëm me avionë në vendin e shkatërruar nga lufta.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s deklaroi  ditën e djeshme se sulmi i ri rus në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, gati një vit pas fillimit të pushtimit rus, tashmë ka filluar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026

Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi vijon në Detin e Kinës Jugore për gjetjen e 23 personave të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje vietnameze me...
09:19 | 26/07/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026