Dështimi i Putin është dhe i Vuçiç, eksperti zbërthen mesazhet e presidentit serb
Eksperti Drizan Shala është shprehur se lufta mes Ukrainës dhe Rusisë mund të shfaqet dhe në shtetet përreth Ukrainës .
Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shpresë dhe besim që me rikthimin e Vladimir Putin si lider të fuqishëm mund të ketë një kartë të fortë në duar.
Ndër të tjera ai foli për marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, ku sipas tij SHBA përmes analistëve dhe ekspertëve kanë përcjellë mesazhin se kjo marrëveshje duhet të arrihet deri në verë.
“Sipas gjasave do të kemi një pushtim të Moldavisë. Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë mund të shfaqet dhe në shtetet përreth Ukrainës dhe dalëngadalë planifikohet që çështjet të enkuperohen brenda BE dhe NATO-së. Putin duhet të vendos kartën e fundit që të pushtojë Kievin, nëse nuk do të ndodhë kjo, atëherë kjo luftë është dështim.
Aleksandër Vuçiç ka shpresë dhe besim që me rikthimin e Vladimir Putin si lider i fuqishëm në politikën luftarake, e kështu mund ripozicionojë pozicionin e tij.
SHBA përmes analistëve dhe ekspertëve kanë përcjellë mesazhin se marrëveshja mes Beogradit dhe Kosovës duhet të arrihet deri në verë me patjetër.
Aleksandër Vuçiç po planifikon se Rusia do të përmbyllë një aktivitet ushtarak me një intensitet të shtuar sa i përket në drejtim të Kievit dhe kështu do të kthehet Putin në fuqinë e tij që ka pasur deri më tani.
Kështu Vuçiç mund të ketë një shans për të penguar çdo lloj aktiviteti dhe Rusia mund të kthehet me një aktivitet më të shtuar brenda Serbisë. Ndoshta Vuçiç mund të gjejë ndonjë kartë, që ai të zhvillojë ndonjë aktivitet të çmendur”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht