“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë zhvillojë të premten kryeministri Edi Rama me Grupin Parlamentar dhe e kabinetin qeveritar.
Ajo u shpreh se deputetëve të mazhorancës u është kërkuar të mos largohen nga kryeqyteti apo jashtë vendit për pushime dhe të jenë në gatishmëri për datën 27 korrik, ku mund të thirret një seancë e mundshme parlamentare shtesë.
Shehu theksoi se seanca plenare e 23 korrikut do të jetë e ngjeshur me projektligje dhe raportime që u shtynë nga seanca e kaluar për shkak të debateve me opozitën.
“Në të mirë të të gjitha këtyre pikave mendoj se socialistët po i japin një hapësirë dhe një mundësi tjetër opozitës që një reformë siç është ndarja e bashkive, e cila do të implementohet nëse do të jetë një numër më i ulët në zgjedhjet e 2027-s, pritet t’i japi më tepër kohë opozitës.
Por opozita duket e vendosur për të mos prezantuar të enjten një raport, edhe pse zoti Balla i ftoi ditën e djeshme, për shkak sepse sipas tyre janë tejkaluar hallkat dhe nuk ka përfunduar i gjithë procesi në komisionin e posaçëm të reformës territoriale, edhe pse i ka përfunduar afati.
Në fakt, edhe gjatë sesioneve të tjera, të paktën gjatë viteve të fundit, herë pas here deputetët lajmërohen që të jenë në gatishmëri dhe të qëndrojnë në kryeqytet, të mos largohen jashtë vendit. Edhe këtë radhë në fakt kështu ka ndodhur, nga komunikimet që unë kam patur me deputetë të Partisë Socialiste u është komunikuar që të jenë në gatishmëri për datën 27 korrik, pra të hënën e ardhshme, se mund të ketë një seancë parlamentare.
Edhe pse, siç përmenda, në Konferencën e Kryetarëve, aty ku miratohet kalendari, programi dhe datat e seancave, seanca që është miratuar e fundit është data 23 korrik, të paktën nga komunikimet që kam patur është lajmëruar deputetëve që të jenë të prezentë javën e ardhshme në Shqipëri, në Tiranë, sepse mund të ketë një seancë parlamentare në datën 27 korrik, por pa dhënë detaje të tjera se përse mund të jetë kjo seancë.
Në fakt, pyetje të cilën e kemi edhe ne gazetarët, duke marrë parasysh faktin se ditën e enjte do të kemi rendin e ditës së një dite më parë, për shkak të konfliktit që u përfshi pozita me opozitën. Dhe shkaku u bë sërish Avokati i Popullit, edhe kur u zgjodh edhe ditën e djeshme, pasi sipas tyre është zgjedhja në mënyrë antikushtetuese, është në Gjykatën Kushtetuese, e kësisoj nuk do duhet të raportonte, çka u zhvendos me propozim të socialistëve që gjithë rendi i ditës me projekt-rezolutat e institucioneve të kalonte në rendin e 23 korrikut, përfshi këtu edhe të gjitha projektligjet të cilat po diskutohen… janë diskutuar dje, janë diskutuar gjatë javës së kaluar në komisionet parlamentare.
Pra, ditën e enjte do të kemi një rend të ngjeshur duke mos lënë vend për javën e ardhshme. Megjithatë, se përse janë lajmëruar deputetët për të qenë në gatishmëri, kjo do të mbetet për t’u parë.
Një ditë pas së enjtes, ditën e premte në orën 9:30 te Pallati i Brigadave, në të njëjtin vend, do të mbahet mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar dhe e kabinetit qeveritar, mbledhja e fundit për këtë sezon politik për t’i lënë hapësirë për të pushuar deputetët e për t’u rikthyer në shtator.
Pa dyshim që rendi i ditës apo tematikat për të cilat u shpërndahet deputetëve nuk e kanë marrë ende, pasi njoftimi është bërë vetëm ditën e djeshme teksa deputetët ishin në seancë plenare, në grupin e ËhatsApp-it të socialistëve. Pritet që rendi i ditës t’u bëhet me dije gjatë 48 orëve të fundit, ndoshta ditën e nesërme.
Dhe me interes pa dyshim në këtë rast janë mesazhet që zoti Rama do të japë apo nëse do të kemi ndonjë ndryshim të mundshëm. Gjithçka është e përfshirë dhe të gjithë skenarët janë. Pra shpeshherë ne gazetarët bëjmë edhe lidhje të caktuara nëse seanca për të cilën janë lajmëruar deputetët për të qenë në gatishmëri lidhet me mbledhjen e grupit të zgjeruar ditën e premte për të pasur ndonjë ndryshim të mundshëm. Këtë gjë, pyetjen në fakt të kësaj që kemi të gjithë ne gazetarët, e ka vetëm zoti Rama në dorë”, u shpreh ajo.
Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)
Po kalonte rrugën, gruaja përplaset nga makina në Elbasan, transportohet drejt spitalit
Pensionet e ulëta lënë vlonjatët pa pushime
- 14:52 Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)
- 14:52 Zgjerohet shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: mbi 2 mijë raste dhe 1 mijë vdekje
- 14:50 Kompania ajrore Air France pezullon fluturimet drejt Lindjes së Mesme
- 14:45 Po kalonte rrugën, gruaja përplaset nga makina në Elbasan, transportohet drejt spitalit
- 14:43 Pentagoni identifikon ushtarin amerikan të vrarë në një sulm në Irak
- 14:33 Pensionet e ulëta lënë vlonjatët pa pushime