Liga Profesioniste e Futbollit, kërkesë zyrtare Fidel Yllit për një përgjigje deri të enjten

27 Tetor 2020 | 18:17

Liga Profesioniste e Futbollit i ka drejtuar një kërkesë zyrtare deputetit Fidel Ylli në mënyrë që të marrin një përgjigje sa i përket plotësimit të kërkesave, deri ditën e enjte.

Ditën e djeshme u mbajt një mbledhje mes mes përfaqësuesve të klubeve të futbollit  ku u vendos se qeverisë do i jepet kohë deri ditën e enjte për një përgjigje dhe tashmë kjo kërkesë është bërë zyrtare.

“Po i lëmë një afat tjetër, për të pasur një përgjigje dhe më pas do mblidhemi për të marrë vendimin përfundimtar. Nuk e dimë pse ende nuk ka ardhur një përgjigje përfundimtare. Nuk ka një ngërç. Nëse nuk vjen deri ditën e enjte, do mblidhte Liga ditën e premte dhe më pas do vendosim,” – u shpreh Edvin Libohova, presidenti i Ligës Profesioniste gjatë mbledhjes së të hënës.

Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se nesër qeveria do të dërgojë një përgjigje.

 

Lexoni gjithashtu: 

Futbolli mbetet në pritje, nuk ka përgjigje zyrtare nga qeveria, të enjten afati i fundit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026