Numri i të vdekurve nga tërmetet turko-siriane arrin në mbi 40 mijë

14 Shkurt 2023 | 22:38

Më shumë se një javë pas katastrofës së tërmetit në rajonin kufitar turko-sirian, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në mbi 40 mijë, njoftoi sot agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolu”.

Vetëm në Turqi, numri i të vdekurve ka arritur në 35, 418, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Numri i të vdekurve në Siri raportohet të jetë 5, 900.

Pak më shumë se një javë më parë, në orët e para të mëngjesit të së hënës, rajoni u godit nga një tërmet me magnitudë 7.7 ballë dhe disa orë më vonë nga një tërmet i dytë i fortë me magnitudë 7.6 ballë.

Autoriteti turk i kontrollit të fatkeqësive AFAD deri më tani ka regjistruar mbi 2, 400 pasgoditje.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, numri mund të rritet në 50 mijë ose më shumë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026