Si po mbijetojnë fëmijët nën rrënoja? 5-vjeçari shpëtohet 105 orë pas tërmetit

14 Shkurt 2023 | 16:33

Një djalë pesë vjeçar nxor i gjallë nga rrënojat e shtëpisë së tij në Turqi, 105 orë pas tërmetit të parë që goditi vendin mbi një javë më parë.

Shtëpia e Aras ishte në qytetin e shkatërruar të Kahramanmaras, afër epiqendrës së tërmetit me magnitudë 7.8 ballë.

Kur u dërgua në spital, kishte filluar hipotermia dhe temperatura e trupit i kishte rënë në 28 gradë Celsius.

Nëna e Aras gjithashtu i mbijetoi tërmetit, por babai, vëllai dhe motra vdiqën.

Gjyshi i tij 72-vjeçar, Mehmeti, do të kujdeset për të derisa të jetë i sigurt dhe në gjendje të ribashkohet me nënën e tij.

Një njësi e kujdesit intensive është ngritur nga mjekët izraelitë të cilët po mbikëqyrin  të mbijetuarit.

Por brenda këtij reparti nuk ishte vetëm ky djalë aty ka plot histori njerëzore të  dhimbshme

65 vjeç nga Siria u nxor nga rrënojat pas gjashtë netëve të acarta. Mjekët e shpëtuan, por iu desh t’i prenë të dyja këmbët.

Mjekët dhe infermierët nga e gjithë bota janë tani në Turqi për të ndihmuar të mbijetuarit. Por trauma mendore është e thellë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026