Trump e Biden intensifikojnë tubimet në ditët e fundit të fushatës. 68 milionë amerikanë kanë votuar tashmë
Me miliona shtetas amerikanë kanë hedhur tashmë votën e tyre për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, ndërsa fushata intensifikohet në ditët e mbetura.
Presidenti Donald Trump vijon intensivisht turneun, duke zhvilluar tubime brenda një dite në Michigan Wisconsin dhe Nebraska.
Ndërsa rivali i tij Joe Biden u ndal në Xhorxhia, që është një shtet tradicional republikan, por me një ndryshim në demografi – më shumë votues të rinj – çka mund të sjellë lëkundje për kandidatin demokrat. Për Trump nuk duket aspak shqetësues fakti që rivali Joe Biden kryeson në sondazhe me 10 pikë përqindje.
“E dini, sondazhet thonë, ai nuk mund të fitojë. Por pikërisht tani ne kryesojmë thuajse kudo, kudo. E tani duhet të them se jam duke punuar shumë këtu”, tha presidenti i SHBA.
Sot Joe Biden, kandidati demokrat për president të SHBA-së
“Ne zgjodhëm shpresën mbi frikën, unitetin në vend të përçarjes, shkencën e jo trillimin. Dhe po, zgjodhëm të vërtetën mbi gënjeshtrën. Popull, është koha të ringriheni dhe të rimarrim sërish demokracinë tonë”, u shpreh kandidati demokrat per president të SHBA.
Rreth 68 milionë amerikanë kanë votuar tashmë. Shumica prej tyre janë të kujdesshëm ndaj rreziqeve shëndetësore në qendrat e mbingarkuara të votimit, të tjerët janë energjikë nga një garë e cilësuar si kritike për të ardhmen e vendit. Numri i votimeve të hershme tejkaloi totalin e 58 milionë votave parazgjedhore të 2016.
Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)