“Rakia ka substanca të rrezikshme”, studimi: Përmban etanol, plumb dhe bakër

15 Shkurt 2023 | 15:58

Rakia, pija alkoolike tradicionale e shqiptarëve, rezulton të jetë  jashtë standardeve për konsum, dhe e dëmshme për shëndetit e konsumatorëve.

I pari studim publikuar në revistën mjekësore “Helyon” ka marrë në analizë 30 mostra rakie dhe ka nxjerrë në pah se përkundrejt raportimeve nga prodhuesit, ajo ka përqindje të lartë etanoli, plumbi dhe bakri.

Sipas të dhënave të studimit, 63.3% e mostrave të rakisë kishin përqendrim të etanolit mbi 40% të vëllimit  të saj.

Prania e metaleve të rënda, të njohura për dëme në organizëm ishte një tjetër gjetje.

Studiuesit vënë në dukje se nga 24 metale të matura, alumini, bakri, hekuri, mangani, plumbi dhe zinku ishin të pranishëm në mostrat e rakisë.

Bakri dhe plumbi rezultuan të jenë shqetësimet më të mëdha që paraqesin një rrezik potencial për shëndetin publik.

Në 33% të mostrave  u konstatua plumb mbi vlerat kufi dhe në 90% të tyre kishte bakër mbi këto vlera.

Ekspertët ngrenë si shqetësim dëmet që shkakton konsumi I rakisë duke marrë në konsideratë që ajo zë 33.3% të alkoolit që merret për person në vendin tonë.

Organizata botërore e shëndetësisë Vlerëson se miliona jetë humbasin si pasojë e konsumimit të dëmshëm të alkoolit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026